Shkolla e Magjistraturës, më datë 30 maj 2025, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: “Kompetencat e gjykatave të juridiksionit të zakonshëm lidhur me çështje të veçanta të procedurës së arbitrazhit; emërimi i arbitrave kur palët nuk bien dakord; marrja e masave të përkohshme kur gjykata e arbitrazhit nuk është formuar ende; shqyrtimi i kërkesës për anulimin e vendimit të gjykatës së arbitrazhit.”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.
Ky aktivitet u drejtua nga:
Ekspertë: Dashamir Kore dhe Flutura Kola (Tafaj)
Lehtësuese: Borana Mustafaraj
Qëllimi i këtij trajnimi është: të forcojë njohuritë dhe aftësitë e tyre lidhur me ndërveprimin ndërmjet juridiksionit të zakonshëm dhe arbitrazhit, duke u fokusuar në çështje të veçanta ku ndërhyrja e gjykatave është e domosdoshme. Trajnimi synon të sqarojë rolin e gjykatave në emërimin e arbitrave kur palët nuk arrijnë marrëveshje, në dhënien e masave të përkohshme në fazat paraprake të procesit arbitrazhi, si dhe në shqyrtimin e kërkesave për anulimin e vendimeve të gjykatës së arbitrazhit. Kështu, trajnimi ndihmon në sigurimin e një zbatimi të drejtë dhe efikas të ligjit për arbitrazhin, duke rritur cilësinë e vendimmarrjes gjyqësore në këtë fushë.
Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve.
Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si:
- Risitë e ligjit 52/2023 “Për arbitrazhin në Republikën e Shqipërisë”. Arbitrazhi kombëtar dhe ndërkombëtar;
- Juridiksioni gjyqësor dhe ai i arbitrazhit. Juridiksioni ekskluziv i gjykatave shqiptare. Klauzola e arbitrazhit (klauzola kompromisore) dhe vlefshmëria e saj;
- Kompetencat e gjykatave të juridiksionit të zakonshëm lidhur me çështje të veçanta të procedurës së arbitrazhit; emërimi i arbitrave kur palët nuk bien dakord; marrja e masave të përkohshme kur gjykata e arbitrazhit nuk është formuar ende; shqyrtimi i kërkesës për anulimin e vendimit të gjykatës së arbitrazhit.
Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë, prokurorë dhe avokatë shtetit të Republikës së Shqipërisë.